Dysheme me kualitet të lartë me trashësi 10 mm, klasa AC4 / 32 me koeficient të ulët të gërvishtjes dhe me spektër të gjerë të dizajneve moderne.
Dyert e brendshme
Dyer mediapan të punuara nga sanduiç MDF rezistent ndaj gërvishtjeve me mundësinë e kornizës së lakuar ose lineare, me një spektër të gjërë ngjyrash. Dyert janë të pajisura me menteshë cilësore për dyer.
Dyert e hyrjes
Dera e hyrjes me veshje dekorative MDF në të dy anët dhe e mbushur me tervol dhe brava sigurie me cilësi të lartë.
Pllaka qeramike
Pllaka qeramike për banjo, kuzhinë dhe korridore me trashësi 1cm klasa I me një spektër të gjërë ngjyrash dhe dizajnesh.
Fasada
Fasada përbëhet nga alkobondi i mbushur me leshguri me trashësi 10 cm dhe fasadë demit me 10 cm stiropor dhe përfundon me një shtresë abribi me të cilën arrihet efikasiteti i lartë i energjisë së objektit.
Aksesorë sanitarë
Të gjithë pajisjet sanitar janë nga marka të njouhura botërore me dizajn modern, tualete të integruara, lavamanë dhe dushe.
Dritare dhe dyer ballkoni
Dyert dhe dritaret janë nga materiali PVC, profile kualitative nga prodhues gjerman. Profil me gjashtë komora me qelq të dyfishtë izolues me trashësi 4mm (4+16+4).